Home Sporti Xavi: Skuadra...

Xavi: Skuadra me entuziazëm mund të rihap kampionatin ndaj Realit

37
0

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka pranuar faktin se ekipi i tij nuk vjen në momentin më të mirë në këtë El Classico, por ka kërkuar nga ekipi që të bëjë më të mirën për të mposhtur Realin e Madridit.

“Nesër kemi mundësinë të rihapim La Ligën. Kjo është ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Do të gjejmë një Real Madrid të fortë, ekip ky që është forcuar akoma më shumë pasi eliminuan skuadrën më të fortë në botë, Cityn.

Sot u stërvitëm mirë, këto ditë kemi vuajtur pasojat e humbjes në Champions League. Skuadra ka të gjithë entuziazmin e botës për të luftuar për këtë kampionat. Le të kthehet në favorin tonë zhgënjimi”, deklaroi Xavi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit