Home Aktualitet Ylli Dylgjeri...

Ylli Dylgjeri: Boll me qetësi proteste, duhen trazira!

144
0

Nga Ylli Dylgjeri:

Në pritje të trazirave…

Sot populli u tubua pas thirrjes së Liderëve të Opozitës për protestë popullore.
Populli u tubua me bindje. Kishte masivitet. Kishte kurajo
por s’kishte protestim, s’kishte nerv zemërim, sepse nuk kishte drejtim…
Ishte protestë zyrtare dhe kombëtare. Çdo shkelje e regjimit bëhet pa letra, protesta u bë me letra! Edhe shashkat që u plasën ishin kuq e zi.
Folësit na e shpjeguan se kjo sot ishte vetëm fillimi.
U theksua se protestat do vijojnë dhe ato janë proçes. Protestat kundër korrupsionit, tashmë duhet të sjellin një rrymë krijuese.
Tani – u tha, u ngrit sipari i Revolucionit të qetë…
Çdo proces i tillë, në thelb përfshin fazën e qetësisë relative dhe fazën e trazirave.
Po presim trazirat. Në Europën ku duam të shkojmë, Itali, Francë, Greqi, bëhen përplasje për më shumë demokraci. Me qetësi u teprua.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit