Home KRYESORE Ylli Manjani:...

Ylli Manjani: Kulmi, asnjëra palë nuk paraqet kandidat për President

509
0

Nga Ylli Manjani-

Në Republikën Kryeministrore të Shqipërisë, Presidenti duhet të jetë vartës i Kryeministrit.

Si gjithë të tjerët xhanëm. Parlamenti, drejtësia, ministrat e administrata po e po, opozita, madje edhe biznesi janë nën Kryeministrin. Ata mund të rrinë pranë ose rreth Tij, por kurrë mbi apo Atë apo të pavarur nga Ai siç autorizon Kushtetuta.

Dita e sotme shënon krizën politike e kushtetuese në vend. Duhet të votohet për President, por askush në Parlament nuk guxon të paraqesë një kandidat!

Kjo tregon se sa i kalbur është sistemi politik në vend. Kjo tregon se në ç’dekadencë ka rënë organizimi dhe hierarkia politike e shtetit.

Kjo tregon se Kushtetuta nuk është më themeli i shtetit, por rregullore e Kryeministrisë. Sipas kësaj rregulloreje Presidenca është thjesht kaldajë që punon kur i hedh qymyr qeveria…

Nuk kemi gjë në terezi, jo!

Reformat nuk mjaftojnë më. Rilindjet e rikthimet jo e jo.

Duhet përmbysje…

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit