Home Sporti Zanetti: Laut...

Zanetti: Lautaro pikë referimi tek Interi, është lojtar i shkëlqyer

46
0

Javer Zanetti, zv/presidenti i skuadrës së Interit nuk i kursen fjalët më të mira për futbollistin që i dha një tjetër drejtim sezonit të zikaltërve. Bëhet fjalë për Lauraro Martinez, i cili në ndeshjet e fundit ka qenë protagonist absolut në Champions dhe kampionat me gola dhe asiste.

“Që kur e ndiqja e dija se do të kishte një të ardhme të shkëlqyer. Kam folur me Militon gjatë për të. Jam i lumtur që po tregon tek Interi atë që kishim menduar. Po flasim për një futbollist që është pikë referimi tek Interi dhe Argjentina.

Karakteristika kryesore e tij është që është bujar për ekipin, ndihmon dhe në fazën mbrojtëse, godet mjaft mirë me gol dhe shënon shumë gola. Kërkon gjithmonë thellësinë sepse ka forcë në këmbë, ka dhe driblim fantastik.

Një anekdotë për të? Të gatuan në skarë. Ai u ofron shokëve tavolina të mëdha me mish dhe gjëra pozitive. Është një kuzhinier që gatuan mjaft mirë”, duke ju referuar aftësive të tij të shkëlqyera për të dhënë asist. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit