Home Aktualitet Zbulohen data...

Zbulohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2022

364
0

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi prezantoi këtë të marë rregulloren e Maturës Shtetërore 2022, gjatë një takimi me maturantë nga gjimnaze të ndryshme të vendit.

Datat e provimeve do të jenë 9 qershor për gjuhën e huaj, 11 qershor për gjuhën shqipe dhe letërsinë, 17 qershor për matematikën dhe 24 qershor për lëndët me zgjedhje.

Testi i maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim. Për sa i përket nivelit të vështirësisë 40 % të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale.

Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25 % të pikëve të testit. Vlerësimet e testeve do të bëhen brenda një kohe shumë të shkurtër për t’i dhënë mundësinë edhe maturantëve që duan të studiojnë jashtë të kenë diplomat në duar në ditët e para të korrikut.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit