Home Sporti Zbulohen form...

Zbulohen formacionet zyrtare të super ndeshjes PSG-Juventus

81
0

PSG-Juventus do të jetë super ndeshja e mbrëmjes së sotme në Champions League. Skuadra parisiene do të zbresë në fushë me vendosjen 3-4-3. Donnarumma konfirmohet në portë, ndërkohë që në mbrojtje para tij do vendosen Sergio Ramos, Marquinhos dhe Kimpembe.

Në mesfushë Vitinha dhe Verrati do vendosen para mbrojtjes, ndërkohë që Hakimi dhe Mendes do të jenë në krahë. Në sulm është trinomi i frikshëm Messi-Mbappe-Neymar.

Në krahun tjetër Allegri ka surprizuar pasi do të luajë me vendosjen 3-5-2. Perin do të jetë në portë, Danilo-Bonucci dhe Bremer do të formojnë treshen e prapavijës. Në mesfushë do të ketë një popullim lojtarësh me Kostic dhe Cuadradon në krahë dhe Mirettin, Rabiot e Paredes në mesfushë. Milik dhe Vlahovic do të jetë dyshja e sulmit. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit