Home Sporti Zbulohet fjal...

Zbulohet fjalimi emocionues i CR7 te United pas rikthimit: S’kam ardhur si nxitës tifozësh!

91
0

Cristiano Ronaldo ka mbajtur një fjalim emocionues pas rikthimit te Manchester United, ku edhe debutoi me dopietë në fitoren 4-1 ndaj Newcastle. Sulmuesi portugez u dha disa këshilla shokëve të skuadrës duke i motivuar në këtë sezon. Lojtarët dhe stafi i “Djajve të Kuq” e dëgjuan në heshtje, por me shumë vëmendje.

“U ktheva në Manchester United për dy arsye. E para është se e dua klubin, e dyta është se e dua mentalitetin fitues që ka ky klub. Nuk jam këtu për të qenë një nxitës i tifozëve. Nëse doni të jeni të suksesshëm, duhet ta doni Unitedin nga thellësia e zemrës. Duhet të ushqehesh, të flesh dhe të luftosh për klubin. Nuk ka rëndësi nëse luani ose jo, gjithmonë duhet të jepni 100% dhe të mbështesni shokët tuaj. Unë jam këtu për të fituar dhe fitorja sjell lumturi. Ne duam të jemi të lumtur, apo jo? Ju jeni futbollistë fantastikë dhe unë besoj tek ju, përndryshe nuk do të isha kthyer.

Nëse jepni gjithçka, fansat do t’ju mbështesin. Unë dua të krijoj një mentalitet fitues, kështu që kur të dal në pension e gjitha kjo do të mbetet dhe ju do të vazhdoni të dominoni. Do të jap gjithçka, por kam nevojë edhe për ju. A jeni gati për të luftuar? A jeni gati të jepni gjithçka në fushë?”, mësohet te ketë thënë CR7 sipas “The Sun”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit