Home Ekonomi Zëvendëskryem...

Zëvendëskryeministrja: 2023, viti i projekteve të mëdha. Do të gazifikojmë Korçën e Fierin

447
0

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar projektet e vitit 2023, ndërsa shtoi se në Korçë do të nis projekti i gazifikimit të Shqipërisë.

Sipas Balluku pas Korçës do të vijojë gazifikimi i Fierit, duke theksuar se këto dy qytete janë të parat për këtë projekt për shkak të afërsisë me sistemin e gazsjellësit TAP.

Do të kemi gazifikimin e Shqipërisë. Kemi hedhur hapa të rëndësishëm. Kemi arritur në një moment, kur në 2023 do të realizohen disa projekte të rëndësishme. Do e nisim me Korçën, Fieri do jetë i dyti. Korça është me temperatura më të ulëta ndaj e nisëm me Korçën. Paguajnë më mirë nga të gjithë faturat. Për t’i dhënë eficencë këtij projekti. Fieri është i dyti qytet. Do të jetë vit i rëndësishëm. Pavarësia energjetike është shumë e rëndësishme. Shqipëria ka një detyrim ndaj qytetarëve, që të ofrojë mburojë energjetike dhe siguri. Do synojmë të bëhemi lider energjetik i rajonit”, tha Balluku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit