Home Aktualitet Protesta zgja...

Protesta zgjati 1 orë e 45 minuta

1422
0

Para ministrisë së brendshme u zhvillua protesta nën moton “Nuk e vrau varka, por shteti”, ndërsa janë shtuar edhe forcat policore në gatishmëri për çdo incident të mundshëm.

Ndërsa tani ndodhen para Kryeministrisë.

Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua dhe humbi jetën nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Ora 19:28 – Protestuesit kanë tentuar të kalojnë kordonin e policisë, por më pas janë shtyrë prej tyre. Për momentin ata janë afruar më pranë Ministrisë së Brendshme.

“T’ju vi zor që mbroni këta kriminelë që vjedhin. Policia e krimit. Hiqni kapelet”, dëgjohen të thonë protestuesit.

Ata bëjnë thirrje për drejtësi dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

Ndërkohë protesta vazhdon para ministrisë së brendshme. Ka tensione por akoma nuk ka ndërhyrje të forcave speciale.

20:00 – Pasi protestuan për rreth një orë përpara Ministrisë së Brendshme, pjesëmarrësit në protestë marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u ndalur përpara Kryeministrisë.

Pjesëmarrësit kërkojnë mbajtjen e një përgjegjësie për atë që e konsiderojnë një krim të paralajmëruar. Protestës i është bashkuar kreu i opozitës Sali Berisha dhe lideri i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Berisha foli për thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e ministrave, Berisha tha se kërkesa e qytetarëve për dorëheqjen e një ministri është tërësisht politike sepse kështu është në kodin e qeverisjes dhe qeverisjeve.

“Përgjegjësia në këtë rast është ligjore dhe morale, por dhe sikur të mos kishte përgjegjësi ligjore, përgjegjësia morale e detyron ministrin të largohet menjëherë nga detyra. Kjo kërkon natyrisht që ministri të ketë ndjenjën e moralit, që i mungon”, tha Berisha.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në protestën e mbajtur në bulevardin Dëshmorët e Kombit për 7-vjeçaren që humbi jetën në Potam të Himarës.

“Vetëm pak kohë më parë dy qytetarë u plagosën në Jalë, në rrethana të ngjashme dhe shumë aksidente të tjera. Asnjë masë nuk është marrë për të zbatuar ligjin, jo vetëm kaq por edhe cinizmi që thotë mos na e prisni imazhin e vendit me turizmin më të mirë në rajon.

Zgjidhja është protesta, dorëheqja e gjithë ministrave përgjegjës dhe kryetarit të Bashkisë ku ka ndodhur ngjarja ose shkarkimi i tyre.

Qytetaret duhet të shumëfishojnë vrullin, intensitetin e protestës. Të vrasin frikën dhe të triumfojë liria. Familjet shqiptare janë në gjendjen më të rëndë nga ana ekonomike, nga problemet sociale, sa shumë të rinj të prekur nga fenomeni i drogës.

Të rrisim përgjegjësinë dhe të mblidhemi të gjithë, që kjo situatë papërgjegjshmërie të marrë fund dhe të mbrojmë fëmijët e shqiptareve dhe atdheun nga një klikë e papërgjegjshme”, tha ai.

Mjafton një dorëheqje e Edi Ramës dhe mendoj se çështja është më e thjeshtë, më mirë të kemi një dorëheqje se të kemi tre. Sepse edhe ata të tjerët, aty brenda janë.

Këtu kemi të bëjmë me një bandë, është e qartë. Kjo është ngjarje e përsëritur. Mjafton rasti i të riut Rasha, se si u vra, si mund të vritet një të ri, që shkon e blen cigare. Se si fabrikuan lajmet se ishte me armë” – tha Meta

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit