Home Aktualitet ”Zgjedh...

”Zgjedhje politike më 14 Maj”, Lutfi Dervishi: S’ka premtime të matshme, është vetëm histori

70
0

Sot Partia Socialiste çeli fushatën zgjedhoren për 14 Majin, dhe analisti Lutfi Dervishi, thotë se duke e gjykuar nga fjalimi, për të nuk kemi të bëjmë me zgjedhje lokale, por politike. Sipas Dervishit nuk mund të flasësh pa respekt për kundërshtarin, ndërsa shtoi edhe se këto janë zgjedhje lokale, dhe nuk u tha në asnjë moment se cilat janë programet lokale, cilat janë alternativat, debati mungon.

”Duke e gjykuar nga fjalimi duket që nuk kemi të bëjmë me zgjedhje lokale, por zgjedhje politike. E dyta që ka të bëjë me faktin se përmendi disa herë Shkodrën, e vetmja bashki që nuk arriti të marrë. E treta, një lloj arrogance duke bërë bilance dhe duke llogaritur si fitore edhe ato kur nuk ka pasur kundërshtarë përballë. E katërta, ka të bëjë me faktin që tashmë është bërë si modë të mos flasësh konkretisht, vetëm me fjalë të përgjithshme.

Ndërkohë në një prag fushate njerëzit presin se çfarë është realizuar nga ajo që është premtuar katër vite më parë. Shkodrën dhe pagat i vendosi si dy shinat hyrëse të fjalimit të tij dhe në këtë kontekst është e pa sens të flasësh për çështjen e pagave. E vetmja gjë që mund të sillet si risi është heqja dorë nga mitingjet.

Nuk mund të flasësh pa respekt për kundërshtarin. Janë zgjedhjet lokale, cila janë programet lokale, cilat janë alternativat, debati mungon. Nuk ka debate, nuk ka premtime të matshme, është vetëm histori që ne jemi s’ka më të mirë se ne. Dhe e vetmja risi është që nuk do të ketë posterë që do të ndotin qytetin dhe lënë kujtime të pakëndshme. Pasi edhe sot kemi nëpër mure në Tiranë njerëz të padashur sot”,-tha në ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit