Home Aktualitet Zgjedhjet e 1...

Zgjedhjet e 14 Majit, Kikia: Një opozitë e copëtuar, garanci për fitoren e PS-së

49
0

Gazetari Mentor Kikia, thotë se veprimi i kryekomisionit të KQZ-së, Ilirjan Celibashit erdhi si tentativë për të shmangur përgjegjësinë e Komisionit. Por për të, palët nuk kanë bërë asnjëherë një përpjekje serioze për tu bashkuar, ndërsa shtoi se Basha dhe Alibeaj kanë në dorë vulën, ndërsa Berisha shumicën.

Ai theksoi se copëtimi i opozitës është shqetësuese për demokracinë e vendit. Ajo që i intereson atij si gazetar apo qytetar është që në zgjedhje të ketë opozitë dhe mbetet i shqetësuar të jetoj në një vend që s’ka opozitë.

“Deri tani të dyja palët kanë kërkuar bashkëpunim por sipas mënyrës së vetë. Dhe pse s’ka gjëra thelbësore që i ndajnë ka një gjë shumë të rëndësishme që si lë të bashkohen, është përjashtimi që grupi juaj i bëjnë faktit se Berisha komandon pjesën më të madhe të PD, dhe nga pjesa tjetër është fakti që Basha dhe Alibeaj ka vulën dhe nuk lejon të përdoret nga pjesa tjetër. Dhe për këtë arsye asnjëherë deri tani s’ka pasur asnjë përpjekje serioze për tu bashkuar, nuk është prodhuar asgjë. Fundi është dy kandidatë PD-je, fitore e sigurtë për PS”,-tha Kikia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit