Home Aktualitet Zgjedhjet e 6...

Zgjedhjet e 6 marsit, bashkitë janë të zhytura në borxhe

70
0

6 bashkitë pa kryetar përkatësisht Shkodra, Lushnja, Rrogozhina, Vora, Dibra dhe Durrësi po përballen me detyrime të prapambetura.

Sipas përfaqësuesit të shoqatave të bashkive, Agron Haxhimali, borxhet e akumuluara vijnë kryesisht si pasojë e detyrimeve të ardhura nga proceset gjyqësore, e ndërsa fondet e pakta e kanë bërë më të vështirë mundësinë e tyre për të investuar në qarqet përkatëse.

Stoku i detyrimeve është zgjeruar me rreth 10.3% krahasuar me nivelin e regjistruar në fund të 6-mujorit të 2021, duke llogaritur një total prej 7.2 miliardë lekësh.

Bashkitë në vend me përjashtim të kryeqytetit, kanë një ekonomi lokale të dobët e ndikuar nga mungesa e investimeve, dhe largimi i popullsisë. Ndërkohë që financat e pushtetit vendor në këto zona janë të varura nga transfertat që jep qeveria nga buxheti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit