Home POLITIKE Zgjedhjet e 6...

Zgjedhjet e 6 marsit, Nishani: PD do të përfaqësohet nga kandidatët e primareve

89
0

Ish-Presidenti Bujar Nishani thotë se për zgjedhjet e pjesshme lokale më 6 mars për 6 bashkitë e vendit, kandidatët e PD-së do të jenë vetëm ata që do të dalin nga primaret. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, tregon se kanë nisur negociatat me aleatët që në zgjedhje të futen si një front i gjerë opozitar.

“Ne e kemi deklaruar si vendim që nuk ka kthim pas. Do të përfaqësohemi me kandidatët që dalin nga procesi i primareve. PD e drejtuar nga Komisioni i Rithemelimit prej kohësh po angazhohet për të menaxhuar një frymë të gjerë opozitare që është në vend”,-tha për ”Tv Klan”.

Nga ana tjetër, Nishani teksa nuk përjashton mundësinë e rikthimit të protestave pas 6 marsit. Ish-presidenti deklaron edhe se organizimi i PD-së për zgjedhjet e pjessshme do të bëhen nga Komisioni i Rithemelimit, pasi për të Basha është i shkarkuar si kryetar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit