Home Aktualitet Zgjedhjet lok...

Zgjedhjet lokale/ Kandidat i grupit të Alibeajt? Reagon për herë të parë Kapllanaj

243
0

Grupi i Alibeajt në PD, do të ketë kandidatët e vet në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Emri i parë që doli nga media, është ai i Agron Kapllanaj. Këtë mbrëmë ai ka konfirmuar kandidaturën e tij nën siglën e partisë Demokratike. Teksa bëri me dije se do kandidojë për kreun e bashkisë së Mallaksatrës, Kapllanaj ftoi qytetarët mallakastriotë në një takim ditën e shtunë.

“Duke marrë në konsideratë kërkesën tuaj të vazhdueshme për të kandiduar në zgjedhjet e 14 majit 2023, si një detyrim ndaj jush, unë pranova të kandidoj. Edhe pse e kam bërë shpesh dua ta përsëris puplikisht e sa herë të më jepet mundësia, mirënjohjen time ndaj jush për mbështetjen e pakursyer që më keni dhënë, por dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi patur gjatë kohës që kam drejtuar.

Mirënjohja ime ndaj jush është dhe do të mbetet e përjetshme, ndaj ju premtoj se asnjëherë nuk kam për t’u zhgënjyer, por ashtu si përherë do të jem pranë jush për të zgjidhur hallet dhe problemet tuaja.

Kam aq shumë gjëra për te ndarë me ju, sa nuk do të mjaftonte ky status edhe sikur te zgjatesha pafund, ndaj ditën e shtunë, më dt. 26/11/2022 ora 14:00 ju ftoj të gjithëve, ju vëllezër dhe motra mallakasriotë, pa asnjë dallim partiak të bashkëbisedojmë në sallën e kinemasë së qytetit”,-shkruan Kapllanaj në reagimin e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit