Home Aktualitet Zgjedhjet në ...

Zgjedhjet në PD, Nurellari: Me të gjitha gjasat fiton Basha. Ekziston frika e përçarjes, të institucionalizohen fraksionet

7
0

Politologu Ardi Nurellari  iftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka analizuar zgjedhjet për kryetar brenda PD që mbahen javën tjetër.

Nurellari thotë se vështirë të ketë surpriza edhe në këto zgjedhje në PD, dhe sipas tij me të gjitha gjasat fiton kryetari aktual Lulzim Basha.

Sipas tij, një kryetar i sprovuar dhe sfiduar është vështirë që të rrëzohet. Nurellari thekson se menjëherë pas zgjedhjeve të 13 qershorit duhet të institucionalizohen fraksionet pasi gara e PD do të prodhojë të pakënaqur.

Institucionalizimi i fraksioneve sipas Nurellarit është rruga e së ardhmes dhe fitores së PD pasi hapja dhe demokratizimi i partisë mund ta mposhtë Ramën, dhe jo një kopje e tij.

”Çdo parti ka klanet e veta, ka grupet e veta që lidhen me një figurë të spikatur ose me një rreth, ose ka flukse. Ka pasur flukse për figura qëndrestarë, që janë të rikthyer, që janë grupe që janë lidhur pranë një personaliteti të caktuar. Nuk është se pluralizmi mungon, por nuk është institucionalizuar. S’ka praktika të adoptuara.

Frika është e vërtetë sepse gara do lëri dikë të pakënaqur. Një do fitojë, gjasat më të mëdha i ka ti fitojë kryetari. Është kjo frika e përçarjes. Nuk ka frikë të pabazë. Kandidatët pranuan mandatin atëhere duke devijuar nga disiplina partiake dhe duke legjitimuar një parlament gjysmak. Ndryshimi i sistemit zgjedhor, opozita e pagoi shtrenjt. Është e freskët kjo gjë, dhe frika është reale. Ky është formalizimi i fraksioneve. Është praktikë ndërkombëtare e përhershme. Partitë amerikane janë përmendur grupimet. Të tjerat e kanë praktikë dhe prezencë të përhershm të cilat lidhen ose me një figurë të spikatur, ose me grupime të caktuar ideologjike.

Çfarë ndodh është që në vendet ku nuk ka pluralizëm partiak, dominohet nga një parti ose dy parti, atëhere prania e fraksioneve është më e dobishme se kompenson mungesën e pluralizmit, dialogut, i japin një lloj më të lartë demokracisë së sistemit partiak.

Ka pasur dhe në parti të tjera hegjemone, si Partia Liberal demokratike në Japoni. Edhe ajo ka pasur fraksione. Tani ka dhe Partia e Kinës. Dihet që në dekadat e fundit ka dominuar klani i Shangait. Kryetarët e Partisë janë prodhuar nga drejtuesit e Partisë Komuniste të Shangait, më parë ka qenë Pekini. Kur është e ngurtë gara. Është e vështirë për një plan të tretë të vijë si forcë e re. Këtë e kanë treguar dhe zgjedhjet. Në të tilla rrethana, fraksionet do demokratizonin dhe jetën politike të vendit.

Ka qenë vullneti  i kryetarëve për të patur të përqëndruar pushtetin. Largimi i këtyre shkakton kosto të jashtëzakonshme. Për sehmbul Jozefina Topalli i shkaktoi një mandat të humbur opozitës. Edhe partitë e tjera të dala nga opozita i shkaktuan. Kosto të pallogartishme oportune.

Shumë njerëz të tjerë ndihen të papërfaqësuar. Në PD dominon tradicional historik një segment i partisë, të persekutuar politikë, që motivohen në PD kundër komunizmit. Është dimensioni konservator. Mirëpo s’ka fluks të mirëfilltë.

Dihet që e djathta është një marteë ujdie mes liberalëve e konservatorëve. Shkojmë në Itali, Italia është dominuar nga korrentet politike. Është dominuar nga prezenca konstante në shekullin e kaluar. Franca po ashtu. Britania po ashtu. Fraksioni euroskeptik i Britanisë, i bëri presion Cameroonit dhe fitoi referendumin.

Çështja kryesore është që është momenti për reflektim. PD pavarësisht blerjet e votave kanë qenë të atyre përmaasve për të përmbysur rezultatin ose jo, do të varej nga patericat e LSI. Unë besoj se PD mund ti fitojë zgjedhjet vetëm, nëse përfshin segmente të tjera të shoqërisë. Është momenti për ta bërë këtë. Opozita ka pasur dush të ftohtë. Që votat e PS nuk kanë rënë pas 4 vitesh në qeveri. Do të duhet të kishin rënë prej konsumit, skandaleve, varfërisë, papunësisë. Por nuk ra. Kjo kërkon që, nuk mund ti biesh dy herë murit me kokë.

Duhet bërë diçka. Në 2025 mund të shohim të njëjtin film që nuk e vrasin heroin. PD duhet demokratizuar. Para një sistemi që disa studiues të tranzicionit e quajjnë sulltanik, politik tranzicioni, të kontrollit e përqëndrimit të pushtetit në një dorë të vetme, mund të garosh me të kundërtën. Rama ka shfaqur doza të forta autoritarizmi në vend dhe brenda partisë.

Garohet me parti që kanë demokratizim të madh, që kanë frymë të madhe, dialog të brendshëm. Tani që janë të freskëta plagët, një mënyrë reflektimi është që, së dyti kemi një garë.

Koha, përtej kësaj, po flasim që PD edhe sikur ti kishte ato votat i duhej LSI, që fundja është parti e majtë. Këtu flitet që nuk u bë rotacioni me PD e LSI bashkë. Këtu nuk flitet që PD parti e parë. Por mundësitë janë, dhe ka qenë më parë parti e parë. Çështja këtu është që gara do ketë të pakënaqur. Basha besoj do i fitojë zgjedhjet. I njoh personalisht kandidatët. Koha e ka treguar që një kryetar i sprovuar e sfiduar, vështirë të bjerë.

Nuk mendoj ndonjë nga kandidatët që sfidojnë Bashën, kanë peshën historike të Olldashit. Vështirë të ketë surpriza, por do ketë pakënaqësi, ose dëshira për hakmarrje. Mund të çojë në përçarje. Për ta ndaluar këtë, duhet që të institucionalizohen fraksionet pas zgjedhjeve.

Kush ka ndjekur Francën, e di që ka pasur përplasje të madhe mes Zhak Shirakut dhe Sarkozi. Mirëpo sa herë bëhej gara Sarkozi mbahet brenda, se largimi i tij do shkatërronte UMP. Jepeshin poste kyçe në parti. Kjo është kërkesë ligjore, demokracia e brendshme është kërkesë ligjore. Është mundësi e mirë për reflektim. Kjo është ndër çelësat e zgjidhjes për PD për të ardhmen dhe për të fituar. Rama nuk mposhtet me kopje të Ramës. Mposhtet me programe e vizion të qartë, njerëz të pakompromentuar, të pakorruptuar. Jo me listë, emra si Rama që i vë e i heq. Në 2017 me të tjerë garoi, të tjerë vuri ministra. Askush nuk ngriti zërin. Njëri nuk pranoi, Dritan Leli, dhe tani ka nisur procesin për të shkarkuar. E quajti dhe të vdekur.

Elemente që mund të realizojnë një garë të brendshme brenda partisë.”- tha Nurellari.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit