Home Bota Zgjedhjet raj...

Zgjedhjet rajonale, 66% e francezëve i bojkotojnë

7
0

Zgjedhjet rajonale në Francë mund të cilësohen dështim, pasi 66% e francezëve i bojkotuan. Partia e presidentit francez Emmanuel Macron, ashtu edhe kundërshtarja e tij, Marine Le Pen nuk arritën objektivat që synonin në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale.

Exit Poll-et treguan se partia e Macron mori pak më shumë se 10% të votave, minimalja e domosdoshme për të marrë pjesë në raundin e dytë fundjavën e ardhshme. Një nga deputetet e partisë së tij, tha se ky rezultat ishte një “shuplakë e fort në fytyrë”.

Partia e Marshimi Kombëtar e ekstremit të djathtë e Le Pen renditet e dyta, mbrapa konservatorëve të ish-presidentit Nicola Sarcozy që duket se morën shumicën. Partia e zonjës Le Pen pritej të kryesonte raundin e parë të votimit dhe të fitonte të paktën një rajon për herë të parë. Zonja Le Pen nuk kandidoi vetë, por ajo udhëhoqi fushatën.

Ajo e përshkroi pjesëmarrjen e ulët në votime, një abstenim prej 66%, si një “katastrofë qytetare”. Ajo fajësoi qeverinë se kishte dështuar të nxiste besimin e qytetarëve tek institucionet politike. “Le ta pranojmë, rezultatet tregojnë një abstenim të thellë dhe gjithashtu historik prej gati 70% për shkak të mosbesimit ndaj sistemit zgjedhor, i cili u lë votuesve ndjenjën se asgjë nuk mund të ndryshojë, se gjithçka është konfiskuar”,– tha ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit