Home Bota Zhduket 18-vj...

Zhduket 18-vjeçarja, sms-ja e xhaxhait: Kemi bërë një punë të mirë

24
0

“Ne kemi bërë një punë të mirë”. Danish Hasnain, xhaxhai 33-vjeçar i Saman, kishte shkruar këtë fjali në një bisedë chati me një person që po flisnin për Saman Abbas.

Ajo është një pakistaneze 18-vjeçare që jetonte në Novellara në Bassa Reggiana dhe për më shumë se një muaj rezulton e zhdukur. Frika është se ajo është vrarë nga familja për kundërshtimin e një martese me shkuesi.

Prokuroria tashmë nuk po heton për zhdukjen e saj po për vrasje dhe për momentin, pesë janë të dyshuar: prindërit, dy kushërinjtë dhe xhaxhai. “Ata po flisnin për mua“.

Këto janë fjalët që Saman do të kishte thënë në bisedë të dashurit të saj, duke i’u referuar fjalëve të nënës së saj që kishte thënë se vrasja është e vetmja zgjidhje për një grua që nuk i përmbahet rregullave të jetës pakistaneze.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit