Home Aktualitet Zhdukja e Mar...

Zhdukja e Martinaj, ish-drejtuesi i policisë: Nëse një ngjarje nuk zbardhet për 6 muaj, dosja harrohet

71
0

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj thotë se beson se nuk do të ketë asnjë të dhënë për zhdukjen misterioze të biznesmenit Ervis Martinaj. Hajdarmataj tha se nëse kalojnë 6 muaj nga një ngjarje e rëndë kriminale, në Shqipëri ajo mbetet e pazbardhur për shkak të paaftësisë së hetuesve.

Fatkeqësisht për Martinajn nuk ka të dhëna dhe mendoj se nuk do të ketë. Për rastet e bujshme të zhdukjeve, kemi rastin për shembull të vrasjes së bankierit Santo, etj. Unë mendoj se një ngjarje e bujshme nuk arrin të zbardhet brenda 6 muajve, atëherë ajo dosje harrohet.

Kalon nga një kasafortë në një tjetër. Kemi disa ngjarje të vjetra të zbuluara, për shkak të pendimit të disa kriminelëve që kanë dhënë detaje për ngjarjen. Fatkeqësisht nëse nuk arrihet që të zbardhet në një afat 6 mujor, kjo dosje harrohet”, u shpreh Hajdarmataj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit