Home Aktualitet Zhupa denonco...

Zhupa denoncon me emra: Drejtorët e PS-së në Sarandë po intimidojnë votuesit

332
0

Deputetja e PD-së së grupit të Rithemelimit, Ina Zhupa ka denoncuar me emra, zyrtarë të Bashkisë së Sarandës, duke thënë se po intimidojnë qytetarët. Ajo përmend me emra që nga nënkryetarja e Bashkisë Sarandë, Lindita Qëndro, te Drejtori Mariel Murati, drejtori Arjan Kalcuni, drejtori Alket Qëndro etj. Sipas saj, drejtorët socialistë, po u ushtrojnë presion qytetarëve duke i bërë thirrje që të heqin dorë menjëherë nga ky intimidim.

“Drejtues të institucioneve publike të Sarandës! Nënkryetare e Bashkisë Sarandë Lindita Qëndro, Drejtor Mariel Murati, Drejtor Arjan Kalcuni, Drejtor Alket Qëndro. Hiqni dorë urgjentisht nga intimidimi i qytetarëve jashtë qendrave të votimit.

Lini të lirë banorët e Sarandës e Ksamilit të votojnë. Bashkëqytetarët tanë janë të zgjuar mjaftueshëm e të vetëdijshëm se cila është alternativa që i përfaqëson ata. Boll jeni pasuruar në kurriz të tyre, ata nuk janë si ju, pronarë hotelesh e ndërtues pallatesh, zaptues tokash e pronash publike.

Ju njohin shumë mirë, e dinë se çfarë përfaqësoni e çfarë kërkoni të merrni nga Bashkia. Ata janë qytetarë të lirë dhe si të tillë e duan të çliruar atë institucion nga kthetrat e mafies së pronave që kërkon ta zaptojë. Ju garantojmë se ju njohim emër për emër ju intimidues, ua dimë bëmat dhe mendësitë. Boll më! Blendi Klosi me bandat e tij do të largohet nesër, ndërsa ju do të jetoni sërish me bashkëqytetarët tuaj. Mos u bëni bashkëfajtor në krim, hiqni dorë sa nuk është vonë”, shkruan Zhupa.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit