Home Aktualitet Zhupa: Mehmet...

Zhupa: Mehmet Akif, kushte më shumë se çdo shkollë publike. Kushi: Nxënësit janë zhvendosur

44
0

Debati për mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy” me vendim qeverie, vijon që të trazojë Kuvendin. Deputetja demokrate Ina Zhupa zhvilloi këtë të enjte në seancën plenare një interpelancë me ministren e Arsimit, Evis Kushi.

Sipas Zhupës, arsyetimi i Ministrisë së Arsimit, se shkolla nuk plotësonte standardet për zhvillimin e procesit arsimor, është i pavend, pasi në shumë shkolla publike në vendin tonë, mësimi zhvillohet në mungesë të kushteve bazë. “Nxënësit diskutojnë se kush do i marrë drurë nga shtëpia, e bëjnë me radhë, se ngrohen në kushte primitive”, tha ajo.

Kurse Kushi u shpreh se mbyllja e kolegjit ishte e drejtë, ndërsa shpjegoi se nxënësit tashmë janë zhvendosur dhe po kryejnë mësim.

“Shkolla “Mehmet Akif Ersoy”, ka pasur disa shkelje: Ka ndryshuar vendndodhjen pa marrë miratimin nga Ministria e Arsimit. Ky institucion arsimor i ka dërguar dy shkresa Ministrisë së Arsimit, por MASH nuk i ka miratuar për shkak se pas kontrolleve, ka konstatuar probleme me kushtet higjeno-sanitare, ndriçimin, palestrën. E njëjta gjë dhe me kopshtin që u mbyll”, u shpreh Kushi në fjalën e saj në Kuvend.

Nxënësit kanë dalë disa herë në protestë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit