Home Aktualitet Zhupa: Për he...

Zhupa: Për herë të parë Rama pranoi se akt-akuza është e vërtetë, por s’u dha përgjigje pyetjeve!

91
0

Deputetja e PD-së Ina Zhupa, thotë se kryeministri Edi Rama sot nuk u dha përgjigje pyetjeve në akt-akuzën amerikane mbi çështjen “McGonigal”. Për të kreu i qeverisë doli me bisht ndër shalë nga Kuvendi, duke recituar një lumë fyerjeje ndaj opozitës dhe qytetarëve. Megjithatë ajo vë në dukje se kryeministri për herë të parë pranoi se akt-akuza është e vërtetë.

”Pasi kishte munguar 2 muaj në Parlament, erdhi për të mos folur, për të ikur më me turp se sa hyri, siç thotë populli ‘doli me bisht ndër shalë’ sepse nuk u dha përgjigje asnjë nga pyetjeve që i kishte ngritur akt-akuza amerikane! U mjaftua të recitonte një lumë me fyerje për opozitën, dhe qytetarët shqiptarë, lexoi disa pika anglisht të cila s’u dha përgjigje.

Ai pranoi sot për herë të parë se akt-akuza është e vërtetë. Ajo nuk është recitim, është e vërtetë. Ajo që ne themi ka ndodhur, Edi Rama ka shpërdoruar detyrën dhe po përfiton nga imuniteti si kryeministër për të mos u hetuar nga drejtësia amerikane. Unë jam e bindur që ka shumë më tepër se sa kaq.

Ne insistojmë në një hetim të plotë, në një hetim parlamentar nga komisioni hetimor, por edhe nga drejtësia, që sot nuk mund të bëjë sikur nuk ekziston, por të fitojë hetimin menjëherë në bazë të aktakuzës së drejtësisë amerikane. Nuk ekziston koncepti i pezullimit të ligjit, është në fuqi ose nuk është në fuqi. Kjo mazhorancë nuk mund të shpikë një shtet të së drejtës socialist, por është një shtet i të drejtës ku pushtet janë të ndara. Ata edhe mund ta rrëzojnë, por do jetë Gjykata Kushtetuese që do t’i detyrojë ta ngrenë”,-tha deputetja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit