Home POLITIKE Zhvendosja e ...

Zhvendosja e ambasadës ruse/ Rama: Ikën se i vumë emrin rrugës ”Ukraina e lirë”, por Veliaj do ia çojë sërish atje!

322
0

Ambasada ruse në Tiranë, e cila ishte e pozicionuar në qendër të kryeqytetit, u zhvendos për në Mjull Bathore. Kryeministri Edi Rama në intervistën në një radio britanike, me gazetarët Alaister Campbell dhe Rory Stewart, nënvizoi se zhvendosja ndodhi pikërisht prej faktit se rruga kishte emrin ”Ukraina e Lirë”.

Lajmi që Rama dha është se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndërmend që pas zhvendosjes së ambasadës, të zhvendosë edhe emrin e rrugës në zonën ku është tashmë ambasada ruse.

“Nuk kemi prani ruse në asnjë formë a mënyrë, përveç një ambasade, e cila e ka zhvendosur së fundmi selinë e saj, për arsye se rruga ku gjendej ambasada ruse, ne e emërtuam me emrin “Ukraina e Lirë”, dhe për këtë arsye u zhvendosën në një adresë tjetër. Kam marrë vesh tani se kryetari i Bashkisë së Tiranës ka ndërmend ta zhvendosë sërish emërtimin pranë selisë së re të ambasadës së tyre. Kështu që le të shohim se çfarë do të ndodhë”.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit