Home Sporti Zidane jep la...

Zidane jep lajmin e madh: Shpejt do më shihni sërish në stol

99
0

Ish-trajneri i Realit të Madridi, Zinedine Zidane i cili mori pjesë në prezantimin e statujës së tij të re prej dylli në muzeun Grévin, është shprehur se shumë shpejt mund ta shohim sërish në krye të një ekipi apo kombëtareje.

“Kur do të më shihni sërish në një stol? Së shpejti, së shpejti. Nuk është e largët koha, do ta bëj sërish këtë punë”, siguroi Zidane, i cili nuk e fsheh se në një kohë të shkurtër mund të drejtojë sërish një ekip, konkretisht kombëtaren e Francës.

Didier Deschamps e mbyll kontratën me kombëtaren franceze sapo të përfundojë Kupa e Botës dhe Zidane është kandidati kryesor për ta pasuar.

“Për momentin, po i shijoj pushimet, por nuk jam larg rikthimit, prisni edhe pak”, u shpreh shkurt Zidane.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit