Home Sporti Zidane refuzo...

Zidane refuzon ”thirrjen e gjakut”

80
0

Drejtuesit e Federatës Algjeriane të Futbollit kishin një ëndërr të madhe për stolin pas shkarkimit të Djamel Belmadi pas eliminimit nga Kupa e Kombeve të Afrikës.

Zinedine Zidane ishte dëshira e madhe, por 51-vjeçari i lindur në Marseille, ka refuzuar postin e trajnerit të kombëtares së vendit të origjinës së prindërve të tij.

Drejtuesit e futbollit algjerian kontaktuan Zidane. Por ky i fundit refuzoi propozimin duke theksuar se nuk ka ndërmend për momentin t’i rikthehet profesionit të trajnerit.

E ardhmja e tij pritet të jetë futbolli europian. Pavarësisht se shumë klube janë përfolur, Zidane akoma nuk po vendos për t’u rikthyer në pankinë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit