Home Aktualitet Zjarri në Urg...

Zjarri në Urgjencën e QSUT, Prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal

17
0

Prokuroria Tiranë regjistron procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi pronës me zjarr”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Urgjencën e QSUT, ku ra zjarr.

Ky procedim penal, është regjistruar pa persona në hetim, për të hetuar mbi zjarrin e rënë në katin e parë të Urgjencë së Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’ në orët e para të mëngjesit të 11 shkurtit.

Nga ana e prokurorisë është urdhëruar administrimi i të gjitha provave për të dokumentuar shkakun dhe vlerën e dëmit të shkaktuar, si dhe personat përgjegjës për shkaktimin e dëmit. Me administrimin e akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare.

Vlen të thekohet fakti se në muajin Mars të vitit 2023, kryeministri Edi Rama dhe ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Menastirliu inaguarn investimin 17 milion euro të rikonstruksionit të QSUT-së, që siç duket miliona euro janë bërë tym dhe hi.

Më herët është raportuar se për shkak të zjarrit tek QSUT, shërbimet jetike mjekësore ende nuk janë futur në funksion, teksa spitali është futur në kolaps.

Njoftimi i Prokurorisë:

Zjarri në Urgjencën e Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’, Prokuroria Tiranë regjistron procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi pronës me zjarr”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka regjistruar procedimin penal 1578, dt.29.02.2024 për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Ky procedim penal, është regjistruar pa persona në hetim, për të hetuar mbi zjarrin e rënë në katin e parë të Urgjencë së Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’ në orët e para të mëngjesit të 11.02.2024.

Nga ana e prokurorisë është urdhëruar administrimi i të gjitha provave për të dokumentuar shkakun dhe vlerën e dëmit të shkaktuar, si dhe personat përgjegjës për shkaktimin e dëmit.

Me administrimin e akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit