Home Aktualitet Zoti Berisha ...

Zoti Berisha dhe zoti Basha! Publikoni emrat e delegatëve të dy Kuvendeve!

1114
0

Kuvendi i datës 11 dhjetor në stadiumin “Air Albania” kishte sipas organizatorëve 4935 delegatë, kurse Kuvendi i datës 18 dhjetor u tha se kishte 5004 delegatë në një sallë me 2200 vende në Pallatin e Kongreseve!

Berisha dhe Basha, sejcili veçmas, kanë deklaruar se do të bëjnë të ditur edhe emrat e delegatëve deri ditën e dielë, datë 19 dhjetor 2021.

Por deri sonte ora 22.00 e ditës së dielë asnjë publikim zyrtar nuk ka nga asnjera palë që pretendon se kishte Kuvend të ligjshëm.

Berisha ka dhe një plus sepse ka votuar edhe anëtarsia e PD-së, diku te 43 mijë veta.

Por duhet që palët të publikojnë emrat e delegatëve që kanë firmosur dhe votuar.

Ndaj mbani premtimin e dhënë para medias dhe publikut!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit