Home POLITIKE Zv/kryeminist...

Zv/kryeministrja Balluku: Në dhjetor hapet gara për ndërtimin e segmentit Milot-Balldre

55
0

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se në dhjetor të këtij viti do të hapet gara për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Balldre. Balluku e cila prezantoi planin e investimeve nga buxheti në vitin që vjen, në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave bëri të ditur se segmentet Milot-Balldren dhe Balldren-kufiri me Malin e Zi, do jenë pjesë e koncesionit të korridorit blu.

“Është prioritet i yni. Ne kemi vendosur që duke nisur nga muaji dhjetor të lancojmë garën, siç kemi bërë edhe me pjesët e tjera të Korridorit Blu, për një koncesion bazuar në instrumentin e pagesës nga drejtuesit e mjeteve dhe do të kemi kështu mundësinë që segmentet Milot-Balldren dhe Balldren-kufiri me Malin e Zi, të jenë pjesë e koncesionit të Korridorit Blu, siç kemi bërë me segmentet Thumanë-Kashar, Kashar-Lekaj, apo Lekaj-Fier”, u shpreh Balluku.

Po ashtu ministrja deklaroi edhe se mbetet prioritet përmbushja e kushteve të korridoreve paneuropiane, pasi si Korridori Blu edhe Korridori 8 janë pjesë e korridoreve paneuropiane dhe kjo qeveri ka luftuar për t’i bërë këto korridore të njohura.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit