Home Aktualitet Zv.kryeminist...

Zv.kryeministrja për skandalin e inceneratorëve: Drejtësia të japë gjykimin e duhur sa më shpejt

35
0

Zv kryeministrja Belinda Balluku foli në konferencën për mediat me ambasadoren e BE, lidhur me politikat e qeverisë për incenerimin si dhe miliona eurot që janë dhënë nga shteti për inceneratorët ndërkohë që këto para janë zhdukur dhe pronarët e tyre janë në kërkim nga drejtësia.

Balluku tha se incenerimin nuk e ka shpikur Shqipëria, por se është marrë modeli i vendeve evropiane.

Ndërkohë lidhur me hetimet për inceneratorët, Balluku tha se qeveria nuk ndërhyn tek drejtësia dhe se një gjykim duhet të jepet sa më shpejt.

“Projektet, drejtësia bën detyrën dhe në Shqipëri ka nga 2013, që drejtësia e qeveria i kanë rrugët e ndara. Ne nuk ndërhyjmë kurrë në vendimet e drejtësisë, nuk e kemi bërë s’do e bëjmë, nxisim drejtësinë të marrë në shqyrtim dosjet që kanë dritëhije.

Sa i përket qeverisë e mjedisit, progresi që ka bërë qeveria në çështjet e mjedisit në 9 vite janë të pakrahasueshme me progresin në rajon e për të mos u krahasuar me Shqiperine para 2013. Nga mbrojtja e lumit të fundit të egër në Shqipëri, në Evropë, janë fakte të pamohueshme, për lagunën e Karavastasë, Nartës, pyjet që shtohen dita ditës, parqet.

Incenerimit, Shqipëria nuk e ka shpikur nëse patentën do e mbante Shqiperia do kishim bërë emër. Inceneratoret përdoren në cdo vend të Evropës e si pjesë e riciklimit, të ndarjes së mbetjes. Nuk e di ke do preferonit ju, fushën afer Durresit apo plehrat e ndara dhe të inceneruara? Problemi me drejtësinë i pronareve te inceratoreve, nxisim drejtesinë të marrë gjykimin e duhur e sa më shpejt. Sa i përket pastrimit të Shqipërisë nga pirgjet e plerhave ne besojmë që puna flet më shumë se fjalët”, është shprehur Balluku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit