Home Aktualitet Zv/ministri K...

Zv/ministri Kadia zbulon sa turistë ka pritur Shqipëria

285
0

Në një kohë sezoni veror po mbyllet, zv/ministri i Financave, Besart Kadia, zbulon shifrat e turistëve që erdhën në Shqipëri gjatë këtij sezoni veror.

“Në vitin 2019, sipas disa statistikave mbi 40 % të operatorëve turistikë mendonin se kthimi i aktivitetit 2019 do të kthehej në vitin 2022, pas dy vitesh.

Ajo çka ndodhi këtë vit ishte një surprizë pozitive që Shqipëria u kthye në vëmendje të turistëve të huaj, kjo e vënë re nga statistikat e hyrjes në kufi por edhe statistikat e Instat. Ka patur një rritje mbi pritshmëritë edhe të qeverisë edhe operatorëve. 2.4 herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, janar-korrik 2021 është katër herë më e lartë.

Duke u krahasuar me vitin 2019 jemi me të njëjtat shifra, me 300-400 mijë më pak, por duhet pritur edhe muaji gusht që është mbi pritshmëritë. 2019 ishte kulmi i trendit në rritje, por fakt është edhe ndryshimi i sjelljeve”, tha Kadia për “Open”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit