Home Aktualitet Zv/Ndihmës Se...

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar: Nuk mbështesim “Open Balkan” nëse nuk marrin pjesë të gjitha shtetet

1098
0

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar ndër të tjera për VOA u pyet edhe për Ballkanin e Hapur.

Zëri i Amerikës: Ju thoni se Ballkani i Hapur është një nismë pozitive, por a mund të jetë efektive pa pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të rajonit?

Gabriel Escobar: Nuk mundet. Dhe ky është kushti me të cilin ne e mbështesim: Së pari që të plotësojë standardet e Berlinit që ka vendosur Bashkimi Evropian. Dhe së dyti që të jetë i hapur për të gjitha vendet dhe praktikisht nuk funksionon pa të gjitha vendet. Nuk mund të ndërpriten tubacionet, nuk mund të ndërpriten autostradat. Nuk mund të kesh një zonë të tregtisë së lirë nëse të duhet të ndalosh diku në mes të rrugës dhe të kesh kamionë që presin në radhë për pesë orë, kështu që nisma duhet t’i përfshijë të gjitha vendet në mënyrë që standardet të jenë evropiane sepse në fund të fundit, për të pasur një zonë të tregtisë së lirë, duhet të kesh institucione që të mund t’i menaxhojnë mallrat dhe paratë në mënyrë efektive.

Pra, bëhet fjalë për standarde dhe këto janë dy kushtet: që të jetë i hapur për të gjithë dhe të ndiqen standarde dhe institucionet e duhura. Këto janë kushtet e mbështetjes sonë për këtë projekt.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit