Home Bota Zv/presidentj...

Zv/presidentja: Emigrantë, mos ejani në SHBA

17
0

Zv/presidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka nxitur migrantët që vijnë nga Guatemala të mos përpiqen të hyjnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Duke folur në udhëtimin e saj të parë jashtë shtetit që nga marrja e detyrës, ajo tha se udhëtimi në Veri ishte i rrezikshëm duke nxitur gjithnjë e më shumë kontrabandistët që të fitojnë në kurriz të njerëzve që kërkojnë një jetë më të mirë.

Ajo është shprehur se qytetarët e vendeve të Trekëndëshit Verior ku bëjnë pjesë Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori, së bashku me Meksikën, kanë nevojë për një zhvillim ekonomik që premton një jetë më të mirë sesa përpjekja për të shkuar në SHBA.

Harris ka qenë e ngarkuar nga Presidenti Joe Biden për të kontrolluar një rritje të migrimit në kufirin jugor. Ajo e ka përshkruar detyrën e saj për të gjetur zgjidhur krizën , përfshirë korrupsionin dhe mungesën e mundësive ekonomike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit