Home Sporti ZYRTARE/ Tale...

ZYRTARE/ Talenti i Tiranës largohet dhe firmos me Dinamon

31
0

Dinamo City zyrtarizoi këtë të shtunë përforcimin e gjashtë në këtë sesion të merkatos dimërore. Klevi Qefalia është tashmë zyrtarisht pjesë e “Bluve” për pjesën e mbetur të sezonit.

Për 20-vjeçarin ky është një rikthim te Dinamo, duke qenë se janë pikërisht dinamovitët klubi në i cilin nisi karrierën.

Njoftim i Dinamo City:

Nga aty, Qefalia u bë pjesë e të rinjve të Tiranës dhe më pas pjesë e skuadrës së parë të bardhebluve. Megjithatë, hapësirat e limituara te skuadra e Julian Ahmatajt, bëjnë që mesfushori të kalojë te Dinamo.

Më parë për Dinamon kanë firmosur edhe Çuni, Meksi, Mamba, Janku dhe Tahiri. Aktualisht, Qefalija është pjesë edhe e Shpresave të Alban Bushit, teksa me kuqezinjtë numërin katër ndeshje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit