Home Aktualitet Zyrtari grek:...

Zyrtari grek: Lejoni betimin e Belerit, Shqipëria të respektojë të drejtën europiane

42
0

Greqia ka kërkuar sërish që çështja e Fredi Belerit të zgjidhet sa më shpejtë dhe të lejohet betimi i tij si kryebashkiak i Himarës. Apeli këtë herë është bërë nga zv/ministri i jashtëm Jorgos Kotsiras gjatë festës kombëtare e njohur si Jo-ja greke.

“Siç është theksuar nga kryeministri Mitsotakis, Fredi Beleri ka të drejtë të betohet si kryetar i bashkisë së Himarës, e drejtë që buron nga kushtetuta dhe është absolutisht korrekte me të drejtën europiane. Greqia mbështet në mënyrë të palëkundur hyrjen e Shqipërisë në BE por kjo nënkupton respektimin e shtetit ligjor”, tha Kotsiras.

Ceremonia e përvitshme përkujtimore në nder të festës kombëtare  të Greqisë është mbajtur edhe në Shqipëri. Me këtë rast zyrtarë të qeverisë greke dhe përfaqësues të minoritetit kanë nderuar të rënët në varrezat e Këlcyrës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit