Home Aktualitet 1 Qershori/ F...

1 Qershori/ Fëmijët ”rrëmbejnë” Policinë e Vlorës, argëtohen me makinat e motorët

6
0

Në kuadër të festës së 1 Qershorit (Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve), Policia e Vlorës ka hapur dyert ditën e sotme për fëmijët e kopshtit.

Fëmijë të shoqëruar nga edukatorët, panë nga afër ambientet dhe mjetet e Policisë dhe u argëtuan për disa minuta edhe me motorët dhe makinat e policisë.

”Një vizitë speciale nga fëmijët e kopshtit “Internacional” në Policinë e Vlorës . Fëmijë e këtij kopshti, të shoqëruar nga edukatoret, panë nga afër ambientet dhe mjetet e Policisë. Punonjësit e Policisë i mirëpritën fëmijët duke i lejuar për disa minuta të luanin me makinat dhe motorët e Policisë. Drejtoria e Policisë Vlorë uron të gjithë fëmijët gëzuar festën e 1 Qeshorit”, shkruan policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit