Home Sporti PSV fiton zyr...

PSV fiton zyrtarisht titullin e 25-të në Holandë, dy javë para fundit

16
0

PSV Eindhoven u shpall zyrtarisht kampion i Holandës për të 25-ën herë në histori. Skuadra e Peter Bosz kurorëzoi një edicion të dominuar nga fillimi në fund dhe për asnjë moment nuk e vuri në diskutim vendin e parë.

Një sezon rekordesh për PSV, që gjatë këtij kampionati pësoi vetëm 1 humbje, ndërsa përballë rivalëve direkt mori vetëm rezultate pozitive. Suksesi 4-2 në shtëpi përballë Sparta Roterdam ishte dhe fitorja që i shpalli matematikisht kampionë të Eredivisie.

PSV nuk e fitonte titullin që nga sezoni 2017-2018, teksa që nga ai edicion ishte pozicionuar gjithnjë si forcë e dytë e kampionatit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit