Home Sporti 10 ditë ndale...

10 ditë ndalesë për Ibrahimovic, mungon në 3 ndeshjet e rëndësishme

53
0

Zlatan Ibrahimovic bën një tjetër ndalesë, në një sezon që të vështirë. Pasi humbi sfidën kundër Torinos, sulmuesi suedez ka marrë lajmin negativ që do të qëndrojë jashtë fushave të lojës të paktën për 10 ditë për një mbingarkesë në gju.

Kjo është një tjetër goditje për Milanin dhe një mungesë e madhe në këtë fazë vendimtare të sezonit. Ibrahimovic nuk do të luajë në dy ndeshjet e Serisë A kundër Genoas dhe Lazios, por edhe sfidën e kthimit në Kupën e Italisë kundër Interit. Nëse nuk do të ketë surpriza gjatë rikuperimit, 40-vjeçari do të jetë i gatshëm për skuadrën e Piolit për duelin kundër Fiorentinës në “San Siro”.

Gjithsesi nga infermieria nuk ka vetëm lajme negative, pasi Ante Rebic dhe Castillejo janë rikthyer në stërvitje me grupin, duke kaluar problemet muskulore. Romagnoli vijon stërvitjet e diferencuara në palestër, ndërkohë që Bennacer është stërvitur veçmas në fushë me topin. /Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit