Home Sporti -13 pikë nga ...

-13 pikë nga kreu, Juventusi i Allegrit “çalon” nga të gjitha anët

44
0

5 pikë më pak se sezonin e kaluar (trajner Pirlo) dhe 11 më pak se dy vite më parë (trajner Sarri). Humbja e tretë në 10 javë, dy prej të cilave në shtëpi me Empolin dhe Sassuolon i kanë dhënë një goditje të rëndë Juventusit. Mund të analizohet një mesfushë e dështuar në nivelin teknik, një sulm me limite dhe një Morata në versionin fantazmë, mbrëmje negative edhe për Chiesa-n.

Skuadrës bardhezi së pari i mungon qetësia dhe menaxhimi i lojës, diçka që vështirë të ndodh kur në krye është një trajner ekspertë si Alegri. Dybala, edhe pse më i miri në fushë nuk mundi të vendoste ndeshjen me veprimet e tij individuale një shtyllë e ndali nga goli.

E vështirë të mendosh një lojë fluide nëse ke një grup të tillë lojtarësh. Bardhezinjtë mbështeten më shumë te zgjidhjet individuale të futbollistëve të veçantë se sa të ndërtojnë një lojë të rrjedhshme për të vendosur në vështirësi kundërshtarët. 13 pikë larg nga kreu që mbahet nga Milani, është një distancë shumë e vështirë për t’u rikuperuar edhe pse ka shumë javë përpara. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit