Home Sporti Chelsea mendo...

Chelsea mendon rikthimin e bujshëm të Contes, gati që ta “veshin me ar”

47
0

Disa skuadra italiane prej kohësh kërkojnë Antonio Conten, por strategu italian synon projekte të mëdha. Sipas La Repubblica, së fundmi emri i Contes ka dalë edhe një herë në Londër, pasi pronari i Bluve të Londrës, Todd Boehly e sheh si njeriun e duhur për të rikthyer në shina Chelsea-n.  Ndryshe nga çdo skuadër tjetër në Serie A, Chelsea është gati ta “vesh me ar” teknikun italian, janë të gatshëm t’i plotësojnë çdo kërkesë ekonomike.

Napoli është ekipi që po insiston më shumë për Conten, por ish trajneri i Inter dhe Juve nuk i ka kthyer ende një përgjigje të prerë presidentit De Laurentiis. Napoli është e vetmja skuadër për momentin që mund t’i ofrojë Contes një kontratë të mirë financiare, sigurisht jo në kuotat që ai pretendon, 8 milionë euro në sezon.

Conte për momentin mbetet në pritje, pasi janë të shumta klubet që kërkojnë një trajner të ri. Londinezët me sa duket e kanë bërë lëvizjen e parë, në pritje për të kuptuar se çfarë dëshiron Conte.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit