Home ShowBiz 14 ditë para ...

14 ditë para koncertit në Tiranë, Ricky Martin divorcohet nga bashkëshorti

29
0

Ricky Martin do të performojë në Tiranë më 20 korrik, në një koncert që vjen në kuadër të turit të tij “Ricky Martin Symphonic”.

14 ditë para se të performojë për publikun shqiptar, Ricky ka përjetuar një dhimbje të madhe, teksa konfirmohet se ai është divorcuar nga bashkëshorti i tij Jwan Yosef pas 6 vitesh martesë. Dyshja e kanë njoftuar ndarjen e tyre nëpërmjet një deklarate për “People”, ku zotohen që të krijojnë një dinamikë të shëndetshme familjare për katër fëmijët e tyre.

Në gusht të vitit 2008, Ricky u bë baba i vetëm i dy djemve binjakë Matteo dhe Valentino Marin përmes një surrogate gestacionale. Në prag të Krishtlindjeve në 2018, Ricky dhe Jwan mirëpritën një vajzë, Lucia Martin-Yosef, e cila ka të njëjtën ditëlindje me Martinin. Në tetor 2019, ata mirëpritën fëmijën e tyre të katërt, Renn Martin-Yosef.

Dyshja kontaktuan për herë të parë në Instagram në vitin 2015 dhe filluan të takoheshin gjashtë muaj pasi u takuan personalisht për herë të parë në Londër. Ata e zyrtarizuan romancën e tyre në tapetin e kuq të amFAR Inspiration Gala në 2016 dhe shpallën fejesën e tyre po atë vit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit