Home Aktualitet 14 Maji, Klos...

14 Maji, Klosi flet për fitore të PS-së: Kundërshtari ”non-grata” s’di se ku është

95
0

Deputeti i PS-së, Blendi Klosi, thotë se për maxhorancën kjo fushata e 14 Majit nuk është sfiduese, pasi siç edhe tha, PS-ja e ka treguar se si funksionon dhe nuk po premton ndryshime të thella por vetëm që do të ecë përpara siç ka bërë këto vite në pushtet.

“PS nuk vjen në këtë fushatë si një sfiduese. Ne kemi 60 nga 61 bashkitë e vendit dhe qeverisja qendrore i takojnë qytetarëve me votë pre 10 vitesh tashmë. Kjo do të thotë që është e vështirë të dalim e të themi se do të bëjmë diçka tjetër nga çfarë kemi bërë. Edhe slogani është ne ecim përpara pra do të vijojmë punët që kemi bërë, pasi flasin vetë shumë mirë. Para dy vitesh në një përplasje me po të njëjtët njerëz, ne fituam 74 mandate si PS dhe tre kampe jo opozitare pra 77 mandate nga 140.

Sot vijmë për të garuar në 61 bashki të vendit, padyshim që më tepër në media del fushata qendrore dhe liderët marrin më shumë kohë në debat politik por në terren është komplet një gjë tjetër, individi ka të bëje shumë karakteristikat e secilit personazh kanë të bëjnë shumë.

Një përfaqësues i Edi Ramës dhe punëve që kemi kryer nuk mund të krahasohet për fat të keq si përfaqësues të një lideri non grata apo një koalicioni që e ka të vështirë të gjejë emër apo logo. E shoh shumë të vështirë që përplasja të jetë vetëm tek liderët”,-tha Klosi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit