Home Aktualitet 14 Maji, Pask...

14 Maji, Paskal Milo: PS ruan epërsinë në Tiranë, kurse Shkodra dhe në të ardhmen do të jetë bastion i PD

161
0

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo duke komentuar zgjedhjet lokale, thotë se shumica e bashkive do të jenë në duart e socialistëve. Për situatën e PD-së, ai mendon se pas zgjedhjeve do të hapet përsëri një kapitull i ri për të përcaktuar fatin e kësaj partie, për ta riorganizuar.

”Shumica e bashkive përsëri do jenë në duart e socialistëve, nuk mund të them sa dhe si. Shpresoj nga analiza që po bëhet dhe të dhënat që po dalin Berisha-Meta do mund të arrijnë në disa fitore në bashki të caktuara. Rëndesa e betejë do të jetë mes PS dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Për PD-në zyrtare të përfaqësuar nga Alibeaj nuk shoh se mund të përfaqësojë një forcë politike solide me një % të lartë pushteti nga zgjedhjet që do vijnë. Do të hapet pas zgjedhjeve përsëri një kapitull i ri brenda PD për të përcaktuar fatin e kësaj partie, për ta riorganizuar”,-tha në ”MCN TV”.

Nga ana tjetër, Milo nënvizon edhe se beson se në të ardhmen Shkodra do vijojë të jetë një bastion i demokratëve, duke shtuar se në 14 maj PS do të ruajë epërsinë elektorale në kryeqytet.

”Sondazhet nuk kanë dëshmuar deri tani ose nuk favorizojnë të ekipit qeverisës të kryeqytetit. Saktësia e tyre mbetet çështje për t’u diskutuar. Por nëse marrim shifrat ato tregojnë që mund të ketë luftë më të ashpër elektorale, shprehje pakënaqësie për qeverisjen lokale, por në përfundim, besoj pa qenë partizan mendoj e PS do e ruaj epërsinë elektorale në kryeqytet”,-tha ish-ministri i Jashtëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit