Home Aktualitet 4 të vdekur d...

4 të vdekur dhe 14 të zhdukur nga zjarri në Spanjë

84
0

Autoritetet spanjolle thanë se të paktën katër veta humbën jetën nga pasojat e një zjarri që përfshiu një ndërtesë apartamentesh në Valencia në Spanjën lindore dhe deri 14 llogariten të zhdukur.

Kryebashkiakja e Valencias, Maria Jose Catala, u tha gazetarëve se zjarrfikësit arritën të konfirmojnë se katër persona kanë vdekur. Pesëmbëdhjetë persona mbetën të plagosur, gjashtë prej tyre zjarrfikës, por jeta e tyre nuk është në rrezik.

Zjarrfikësit po inspektojnë ndërtesën me vinça dhe dronë për të vlerësuar rrezikun e shembjes së saj përpara se të hyjnë brenda, tha zonja Catala.

Pamjet televizive shfaqën fasadën e ndërtesës ndërsa digjej gjatë natës, me segmente të djegura që binin në trotuar dhe shpërthime të vogla që dëgjoheshin brenda. Dëshmitarët thanë se zjarri, i nxitur edhe erërat e forta, u përhap në gjithë ndërtesën brenda një gjysmë ore.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u nis për në vendin e ngjarjes pasi shprehu mbështetjen për të prekurit dhe përgëzoi zjarrfikësit.

Zjarri filloi të enjten në mbrëmje në katin e katërt të ndërtesës në një lagje të pasur të qytetit të tretë më të madh të Spanjës dhe u përhap në apartamente të tjera, thanë shërbimet e urgjencës në rrjetin X.

Qyteti shpalli tre ditë zie dhe pezulloi fillimin e një festivali vjetor./VOA/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit