Home Aktualitet 1607 efektivë...

1607 efektivë në terren, nuk ka tolerime të orës policore për lokalet

8
0

1607 efektivë të policisë rrugore, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policisë Kriminale janë angazhuar për të ruajtur rendin gjatë sezonit turistik. Rëndësi i është dhënë zbatimit të orës policore nga lokalet pranë zonave bregdetare.

“Policia e Shtetit, në përmbushje të misionit dhe të detyrave të saj institucionale, do të ushtrojë kontrolle të pandërprera dhe do të marrë masa në vlerësim edhe të shqetësimeve të ngritura nga pushuesit në zonat bregdetare apo nga banorët në qendrat e banuara, duke ndëshkuar çdo subjekt që nuk ndalon muzikën sipas orarit të përcaktuar ose gjeneron zhurmë tej normave të lejuara, në qendrat urbane, zonat turistike dhe ato bregdetare.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon që të gjitha institucionet që ligji i ngarkon me detyra në këtë drejtim, si dhe subjekteve për bashkëpunim gjatë sezonit turistik”, tha sot zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Albert Dervishahj, teksa prezantoi masat që ka marrë Policia për këtë sezon turistik.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit