Home Aktualitet Ilir Meta: Ku...

Ilir Meta: Kush është me Ilir Metën të rrijë në PL, kush nuk do le të ikë!

888
0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur fjalën me kritika ndaj anëtarëve të Konventës Kombëtare.

Meta u shpreh se është hera e fundit që Konventa e PL-së do të nisë 30 minuta me vonesë, duke shtuar se së shpejti do të ketë një parti të re “përballë këtij regjimi mafioz që ka kapur çdo instrument”.

Ai deklaroi se Edi Rama ka rrëmbyer vulën e PD-së dhe se e “gënjen mendja se mund të marrë edhe vulën e PL dhe të shuajë opozitarizmin”.

“Kjo është Konventa e fundit e Partisë së Lirisë që nis 30 minura me vonesë. Së shpejti do të kemi një Konventë të re dhe parti të re siç duhet përballë këtij regjimi mafioz që ka kapur çdo instrument, që ka rrëmbyer vulën e PD, partisë kryesore të opozitare në vend dhe e gënjen mendja se mund të marrë edhe vulën e Partisë së Lirisë dhe të shuajë opozitarizmin. Kërkoj falje që nuk do të mbaj ndonjë fjalim të bukur”, tha kreu i PL-së.

Meta ka paralajmëruar nga konventa e PL-së, të gjithë anëtarët e saj se kush është pro tij kur ai të zgjidhet president i kësaj partie, të qëndrojnë dhe të tjerët të ikin.

“Kush është me Ilir Metën, nëse votohet president, do të rrijë me Ilir Metën. Kush nuk është, jep dorën dhe ikën. Kush qëndron këtu për të bërë lojërat e Don Agaçit dhe atij torollakut, e ka gabim! Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë dhe Nanos për t’u përballur me këtë mafie. Gabimi që bëra është se LSI shkoi me 6%. E dinim që ishin dy kompani izraelite që koordinonin bashkë, që kishin lidhje bashkë. Njëra punonte për Ramën e tjetra për Bashën, e të dyja bashkë kundër LSI”, tha Meta.

“Organizimi sot fillon nga e para, në darkë do të mblidhemi me komisionin e organizimit dhe do të bëjmë bilancin e ditës së sotme, do e fillojmë nga vetja. Pse gënjehet Ilir Meta me foto, bëj një foto 5 veta aty. Bënë mbledhje ata të rinisë e u mblodhën 15 veta.

Nuk dinte Ilir Meta si Luli dhe torollaku të merrte nga 1 mln euro, 2 mln euro për të vënë të parin në Fier, të dytin atje apo këtu. Unë vura të rinj që të bëhen modele për të rinjtë.”, tha ai.

Me tej Ilir Meta u tregua i ashpër me strukturat e PL sepse nuk ecet këtu duke bërë sikur punonin por vetëm gënjejnë veten dhe PL.

Meta theksoi se “Ne të lëmë Shqipërinë në duar të kriminelëve? Si! Jo! Do të ecim me vepra, si Tedi Blushi, si Këlliçi, jo se është djali i Fariut. Ndaj Fariut kam ca vërejtje se i fliste fëmijëve të mi keq për mësuesit e matematikës. U bë një eksperiment në Itali në kohën kur ishte Prodi. Ishim me Mondin, provuam dhe Fiorentinën. Për të ruajtur pushtetin, asokohe ata bënë një bashkim artificial. Djegia e mandateve, që sipas tij ishte llogari e kakluar e Ramës, Bashës dhe Mcgonigal dhe e djalit të miliarderit. Ai që vjen këtu vjen merr lekët e mësuesve tanë, të pensionistëve. I kam pasur prindërit mësues, se kanë pasur 40 nxënës në klasë. Rama nuk është budalla, por ka një grup patronazhistësh në rrjetet sociale.”, tha Meta.

“Në Venecia u derdh para e madhe kundër presidentit. Ishte Balla ai. Unë një gabim e kam bërë. Çfarë? Gabimin e bëra që natën e zgjedhjeve, pasi u zgjodha në 2 të natës në Vlorë, se ikja të bëja presion ndaj mafias dhe Mcgonigal, që nxitën gjakrat në Kavajë apo vrasjen e në Elbasan, që kishin plan ta linin opozitën me 20 mandate, unë i vetëm bëja presionin që duhet të bëja për të shpëtuar pluralizmin. Më dhimbsej partia ime që kisha krijuar, me po po, jo-jo. Kush është me Ilir Metën, nëse votohet president, do të rrijë me Ilir Metën. Kush nuk është jep dorën dhe ikën. Kush qëndron këtu për të bërë lojërat e Don Agaçit dhe atij torollakut. E ka gabim! Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë, të Nanos, dhe për t’u përballur me këtë mafie. Gabimi që bëra është se LSI shkoi me 6%. E dinim që ishin dy kompani izraelite që koordinonin bashkë, që kishin lidhje bashkë. Njëra punonte për Ramën, e tjetra për Bashën, e të dyja bashkë kundër LSI.”, tha Meta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit