Home Aktualitet Amnistia pena...

Amnistia penale, Ministri i Drejtësisë: U liruan vetëm 8 dënuar nga GJKKO, s’janë simbol i korrupsionit

34
0

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është thirrur në interpelancë nga Partia demokratike lidhur me amnistinë penale.

Sipas Manjës, nga amnistia penale janë liruar vetëm 8 të dënuar nga GJKKO, për të cilët thotë nuk janë simbol i korrupsionit.

Manja tha se amnistia ishte e butë dhe se sipas tij duhet të ishte më e gjerë.

“Kjo interpelancë nuk ka asgjë urgjente. Nuk ka asgjë urgjente, është një ligj që u votua në Kuvend. Përmende dy agjenci mediash, por sot flasin institucionet se amnistia zbatohet nga institucionet. Mediat kanë misionin e tyre, por institucionet kanë peshën e zbatimit të ligjit. Amnistia është kompetencë e Kuvendit dhe jo e kryeministrit, aq më pak e ministrit. Ministri mban përgjegjësi politike për draftin, por jo për ligjin që voton Kuvendi në sovranitet të plotë.

Nuk kam mashtruar askënd, por kam shprehur publikisht qëndrimin e qeverisë, për të mos amnistuar asnjë zyrtarë të lartë të dënuar për korrupsion. Ata që kanë përfituar me ulje dënimi të dënuar nga GJKKO, për veprat penale shkelje e barazisë në tenderë, janë shtetas të zakonshëm ose nëpunës, që do i pasqyroj me emra, janë vetëm 8 dhe asnjë prej tyre nuk është simbol i korrupsionit. Ndryshimet janë diskutuar në komisione, edhe amendamenti i Bardhit ka marrë dakordësinë e ministrisë, janë bërë diskutimet në Komisione dhe 116 deputetë dhanë votën pro kësaj amnistie. Nëse doni mendimin tim si Ulsi Manja, po kjo amnisti, në raport me nevojat dhe garantimin e standardeve, është e butë. Do duhej të ishte më e gjerë se çfarë ishte. Sot që flasim edhe pse është zbatuar, janë 4918 të paraburgosur dhe të dënuar”, tha Manja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit