Home Aktualitet Edi Rama tall...

Edi Rama tallet me Fatos Nanon në Kongres

14
0

Në Kongresin e sotëm të 30 vjetorit të PS ka përshendetur edhe Fatos Nano, si ish-kryetar i PS. Më pas ka folur kryeministri Rama, i cili me nota ironie fine foli për Fatos Nanon: “Faleminderit të gjithë atyre që i dhanë kësaj partie emrin, misionin, vlerat dhe tiparet e mëdha të ndryshimit. Patjetër faleminderit liderit të parë të saj, babait tim politik që në fillim e desha, pastaj e ‘vrava’ dhe pastaj e rigjeta të rilindur në respektin dhe vëmendjen e ndërsjelltë ndaj njëri-tjetrit. Faleminderit atyre që në emër të PS-së i shërbyen vendit në këto 30 vite. Mbi të gjitha faleminderit të gjithë anëtarëve të kësaj familjeve dhe kontribuuan gjatë kësaj periudhe 30-vjeçare shpresash, ndryshimesh të mëdha, ku jemi rrëzuar, jemi ngritur dhe kemi vazhduar të ringrihemi së bashku”, tha Rama.

Njihen sherret mes Edi Ramos dhe Fatos Nanos, kur ky i fundit ishte kryeministër dhe kryebashkiak Rama. Edhe kur dha dorëheqjen nga PS, Nano që nga Selaniku bëri thirrje të mos e merrte PS-në, Edi Rama. Apo kur Edi Rama rropatej për zgjedhjet vendore se po ia vidhte PD-ja, ishte pikërisht Fatos Nano që doli me kryeministrin Berisha në Pallatin e Brigadave kundër PS dhe kryebashkiakut Rama.

Kështu dhe më vonë Fatos Nano u mundua ti vendosë stërkembesha kryeministrit Rama. Por kur e pa se dështoi iu servilos.

Dhe Rama e talli edhe sot në mënyrën e tij franceze!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit