Home KRYESORE Mbytja e nënë...

Mbytja e nënës dhe tre fëmijëve në Bunë, reagon kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci: Tronditëse!

542
0

“Tronditëse” e ka quajtur kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ngjarjen tepër të rëndë që është regjistruar në Shkodër, ku një nënë dhe tre fëmijët e saj raportohet se janë mbytur në lumin Buna.

Benet Beci në postimin e tij në rrjetet sociale është shprehur se” “Inkurajoj trupat speciale të bëjnë të mundur gjetjen e trupave sa më shpejt dhe institucionet përkatëse në dhënien e versionit zyrtar e dënimit të kujtdo që nxiti një veprim të tillë”.

Postimi i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci:

Shkodra, por edhe gjithë opinioni publik ndihen sot të tronditur nga humbja tragjike e një nëne dhe tre fëmijëve të saj.

Inkurajoj trupat speciale të bëjnë të mundur gjetjen e trupave sa më shpejt dhe institucionet përkatëse në dhënien e versionit zyrtar e dënimit të kujtdo që nxiti një veprim të tillë.

Një prej të zhdukurve, nënës dhe tre fëmijëve, është gjetur vetëm trupi i vajzës 9-vjeçare, nga një peshkatar i zonës.

Ndërkohë që opinioni është tronditur nga kjo tragjedi, polombarët prej orësh vijojnë kërkimet për të gjetur trupat e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, e nga ana tjetër policia po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje që çoi në fundin fatal të një nëne dhe fëmijëve të saj.

Burimet bëjnë gjithashtu të dutur se bashkëshorti, mbi të cilin rëndojnë akuzat e dhunë që precipitoi në këtë fund, është vënë në pranga.

“Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit E. A., 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa. Bazuar në hetimet e kryera, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje”, bën të ditur Policia.

“Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.”, njofton Policia

“Gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të shtetasve E. A. dhe A. A., e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj. Vijon puna për gjetjen e 3 shtetasve të tjerë të larguar nga banesa, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti”, përfundon njoftimin Policia e Shkodrës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit