Home Aktualitet 19 fëmijë u b...

19 fëmijë u birësuan gjatë vitit 2021

43
0

Numri i fëmijëve që mbeten pa familje dhe merren nën kujdesin e shtetit ka ardhur në rënie përgjatë viteve 2017-2021. Sipas analizës së bërë nga instituti i statitstikave, shifrat e të miturve 0-17 vjeç që janë vendosur në shtëpitë e fëmijëve, në familje kujdestare apo të birësuar janë ulur me 5%, përkatësisht nga 935 që ishte në vitin 2017 në 928 fëmijë në fund të vitit 2021.

Ekspertët vlerësojnë se numri I fëmijëve të vendosur në familjet kujdestare ka ardhur në rritje. Në vitin 2021 rezultojnë se 42% e fëmijëve janë të vendosur në familje kujdestare nga 34% që ishte në 2017.

Përkatësisht për 370 fëmijë është siguruar një familje alternative. Kjo formë përkujdesje ka çuar në uljen e numrit të fëmijëve që qëndrojnë në qendra rezidenciale. Në rënie ka ardhur edhe numri i fëmijëve të birësuar. Gjatë vitit 2021, janë birësuar 19 fëmijë, shifër kjo rreth 27% më e ulët në krahasim me vitin 2020 dhe rreth 60% krahasuar me vitin 2017.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit