Home Aktualitet Analisti Erl ...

Analisti Erl Murati: Fati politik i Ramës është i unifikuar me atë të Veliajt

83
0

Duke komentuar qëndrimet nga Rama ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, opinionisti Erl Murati i ftuar në “Open”, tha se kryeministri nuk po tregon entuziazëm për ta mbrojtur por sipas tij, nuk ka një ndarje.

”Rama po mban një qëndrim të kujdesshëm. Nuk po tregon entuziazëm të madh për ta mbrojtur bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, por edhe nuk ka bërë një distancim siç ka bërë në raste të tjera sidomos me vartësit që i ka shkarkuar.

Pak ditë më parë, Rama bëri një artikull në rrjetet sociale ku e mbrojti publikisht krye-bashkiakun. Nuk ishte një status që lavdëronte punët në Tiranë. Fati politik i Ramës është i unifikuar me atë të Veliajt.

Pavarësisht mesazheve për ftohje, nuk besoj se ka një ndarje serioze mes tyre, lind pyetja Pse. Nëse Rama do të distancohej nga Erion Veliaj, atëherë deduksioni është se edhe ky ka ngrënë kumbulla prapa shpinës. Atëherë duhet të besonim se kemi kryeministrin më të pa korruptuar në Evropë”,-tha Murati.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit