Home Aktualitet 19-vjeçari sh...

19-vjeçari shqiptar tregon udhëtimin me gomone drejt Anglisë: 48 orë në mal, nuk ja vlen

2432
0

Një nga të rinjtë që ka ikur me gomone në Angli, është edhe 19-vjeçari Klevio. Ai mori një rrezik të madh mbi supe, për të kaluar kanalin e “La Manshit” drejt Britanisë së Madhe me gomone.

Si shumë të rinj shqiptar, Klevio vendosi të emigrojë për një jetë më të mirë në vendet e Bashkimit Europian. Për disa muaj ai qëndroi në Gjermani ku edhe punoi me kohë të pjesshme. Klevio tregon për Abcnews.al, se kontaktin me trafikantët e ka gjetur në “Tik Tok”, ku i kishin kërkuar 3.5 mijë paund.

Klevio tregon edhe se do të ishin orët e para të mëngjesit të 28 shtatorit, për përgatitjet e fundit për në Britaninë e Madhe. Ai tregon se kanë shkuar pranë gomones në errësirë dhe kanë hipur mbi të. Bashkë me Klevion kanë qenë edhe 43 persona të tjerë, ndërsa në gomone kanë qenë edhe dy familje me 6 fëmijë të mitur. Fatmirësisht udhëtimi shkoi mirë për ta edhe pse deti kishte dallgë të mëdha. Udhëtimi sipas Klevios ka zgjatur për rreth 6-7 orë, ndërsa sapo janë afruar në brigjet britanike, policia i ka marrë me anijen e tyre të shpëtimit.

Për rreth 5 orë kanë qëndruar në kamp ndërsa u janë marrë mjetet e identifikimit dhe shenjat e gishtave. Pas qëndrimit paraprak, Klevio tregon se policia i ka dërguar në një kamp më të madh ku kishte qindra shqiptarë të tjerë. Pas disa orësh, Klevio tregon se autoritetet janë të detyruar që të nxjerrin nga kampi për shkak të kapaciteteve të vogla dhe tejmbushjes.

“Nëse je me fat, të çojnë në hotel” tregon Klevio. I riu shpjegon se rruga e gjatë dhe aventura i kishte lodhur dhe se policia i kishte dërguar ata në dhoma hoteli.

Sa ja ka vlejtur i gjithë ky rrezik i marrë përsipër ?

Për mendimin tim me sa po shoh unë Anglinë nuk ja vlen të rrezikosh jetën për të ardhur në Angli, sepse i ka mbetur vetëm emri asgjë tjetër ka shumë mënyra tjera nëpër Europë si Gjermani që kam jetuar vet, dhe është shumë më mirë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit